Lajçak për herë të parë e vendos flamurin e Kosovës në postimin e tij

Aktuale

Lajçak për herë të parë e vendos flamurin e Kosovës në postimin e tij

Më: 20 mars 2023 Në ora: 12:16
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për herë të parë e ka vendosur flamurin e Kosovës.

Kjo ka ndodhur pas takimit të Ohrit, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel më 27 shkurt, për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

BE-ja është neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Madje, në disa raste Kosova ishte paraqitur edhe me fusnotë (*) në disa takime të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat