Driton Tali zbulon pse Hashim Thaçi nuk e realizoi Zajednicën – Paralajmëron se loja ende nuk ka mbaruar!

Aktuale

Driton Tali zbulon pse Hashim Thaçi nuk e realizoi Zajednicën – Paralajmëron se loja ende nuk ka mbaruar!

Nga: N. Sh. Më: 20 mars 2023 Në ora: 12:27
Driton Tali, Hashim Thaçi

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali thotë se Hashim Thaçi nuk e realizoi Zajednicën për shkak se e pati opozitën fuqishëm kundër.

Tali përmes një postimi në Facebook thotë se, kryeministri Kurti nuk pat kundërshtim nga opozita, pasi shumica e tyre janë të angaazhuar në larjen e gjynaheve të tyre të vitit 2013 dhe 2015.

Tali paralajmëron se loja ende nuk ka mbaruar edhe pse është futur në finish.

Postimi i plotë:

Çka ndodhi sipas meje:

Pse z Thaçi nuk e realizoi Zajednicën ishte sepse e pati opozitën fuqishëm kundër.

E z Kurti nuk e pati atë kundërshtim nga opozita e tij.

Shumica e opozitës së z Kurti ishte e angazhuar tërësisht në larjen e gjynaheve të veta të 2013'ës dhe 2015'ës.

Dhe një pjesë e opozitës dhe e kundërshtarëve të tij vepruan me inate personale në stilin "për inati të rejës me vdektë djali".

Megjithatë loja ende nuk ka mbaruar. Është futur në finish por nuk ka përfunduar.

Veprimet e skenës politike serbe, si rezultat i modelit kulturor serb (për mos të thënë racizmit serb) dhe humbja e Putinit në Ukrainë do të na japin edhe një shansë.

Ishalla u mbushëm mend e s'do ta humbasin siç e humbëm këtë shansin që na dhanë ngjarjet në Ukrainë deri tashti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat