Hovenier pas takimit me Kurtin: Kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit

Aktuale

Hovenier pas takimit me Kurtin: Kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit

Më: 20 mars 2023 Në ora: 12:36
Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hovenier ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të punojë me ShBA për zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit”, ka thënë Hovenier para gazetarëve.

Hovenier ka theksuar se pritjet e ShBA-së mbesin të njëjta, pra zbatimi i të gjitha marrëveshjeve, përfshirë Asociacionin.

“Pritjet e SHBA-së mesin ato që janë: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asociacionin”, ka thënë ai.

Ndryshe ka përfunduar takimi i kryeministrit Kurti me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Takimi është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë, takim i cili erdhi pas dakordimit që pati kreu i Qeverisë së Kosovës në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq lidhur me aktin e zbatimit të Aneksit të propozimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat