Ministria e Donika Gërvallës ndan rreth 6 mijë euro për telefona të modelit të ri dhe smart TV

Aktuale

Ministria e Donika Gërvallës ndan rreth 6 mijë euro për telefona të modelit të ri dhe smart TV

Më: 20 mars 2023 Në ora: 12:34
Donika Gërvalla

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e udhëhequr nga Donika Gërvalla, ka luksin për të shpenzuar 5 mijë e 760 euro, para të taksapaguesve kosovarë për blerjen e telefonave celular dhe  smart TV.

Zyra e prokurimit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të hënën ka bërë njoftim për kontratë për “Furnizim me Smart TV dhe telefona celular ”.

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla ka paraparë blerjen e 4 telefonave celular dhe 3 smart TV.

Image
Kontrata

Sipas njoftimit, për këtë qëllim, MPJD ka parashikuar të nënshkruaj kontratë deri në 5 mijë e 760 euro dhe për këtë aktivitet të prokurimit ministria përdori procedurën e koutimit të çmimit me kriter të dhënies së kontratës me çmimin më të ulët.

Ministria ka paraqitur edhe specifikacionet për blerjen e smart TV dhe telefonave.

MPJD po kërkon 3 smart TV me rezolucion 4K Ultr HD (3840*2160).

Image
MPJ

Ndërsa për telefona, MPJD ka kërkuar blerjen e modeleve të reja të Samsung me 64 GB dhe 128 GB, ngjyrë të zezë.

Afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është deri me datë 27.03.2023, ora 13:30:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat