Të enjten, Kurti raporton për takimin në Ohër

Aktuale

Të enjten, Kurti raporton për takimin në Ohër

Më: 20 mars 2023 Në ora: 13:19
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se të enjten do të mbahet seancë të re, me ç’rast do të raportojë kryeministri Albin Kurti për takimin në Ohër.

Kusari-Lila ka thënë se paraprakisht do të hidhen për votim tri marrëveshjet ndërkombëtare, që dështuan të miratohen seancën e kaluar.

Në konferencën për media pas mbledhjes së mbajtur të Kryesisë së Kuvendit, Kusari ka thënë se seanca e parë do të mbahet të mërkurën, ndërsa ajo ku do të raportojë Kurti, do të mbahet të enjten. Në seancën e së enjtes do të mbahet gjithashtu diskutimi për dyvjetorin e qeverisë.

22 mars me fillim nga ora 12. Agjendë do të ketë pikat e papërfunduar në seancat e mbajtura më 19 janar, 2 shkurt, 9 shkurt, 13 shkurt dhe 9 mars. Me këtë do të përmbyllen pikat e papërmbyllura të seancave të mëhershme. Kryesua u dakordua për një seancë të re më 23 mars, ditën e enjte, dy pikat e rregullta të rendit të ditës ajo e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare të hiqen në mënyrë që të ofrohet mundësi dhe kohë të kemi njoftimin e kryeministrit Kurti për takimin e Ohrit. Gjithashtu do të mbahet diskutimi edhe për dy vjetorin e qeverisë”, ka thënë ajo.

Kusari më tej ka theksuar se në Ohër ka pasur dakordim në parim, përderisa ende mbetet të shihet plani më tutje.

Sa i përket diskutimit me kryeministrin Kurti, takim formal me të si GP do të kemi në ditën ën vijim, gjithashtu kryeministri do t’i drejtohet edhe Kuvendit në ditën e enjte. Parashihet që deklarata për personat e pagjetur e cila tashmë vetëm është e dakorduar por ka mbetur pa u nënshkruar, të jetë pikë e zbatimit. Do të varet shumë nga qasja e ndërmjetësit për shkak se garantuesi kryesor në mungesë të nënshkrimit nga ana e Serbisë, mbetet BE-ja dhe SHBA-ja. Këto pika të marrëveshjes do të jenë pjesë e kapitullit 35 për Serbinë në procesin e integrimit gjë cila në rast nuk zbatohet, do të ndalej komplet procesi i integrimit të Serbisë, kjo është garancia e vetme për Kosovën, qasja dhe sanksionet ndërkombëtare në raport me procesin e integrimit”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat