Po kërkohet shkarkimi i Rozeta Hajdarit

Aktuale

Po kërkohet shkarkimi i Rozeta Hajdarit

Më: 20 mars 2023 Në ora: 13:20
Rozeta Hajdari

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se gjatë seancës do të kërkojnë shkarkimin e ministres Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për siç ka thënë shkeljet e shumta që i ka bërë në dikasterin që ajo e drejton.

Deliu-Kodra tha se në seancën e të enjtes pos kësaj pike, do ta kenë edhe Projektligjin për pensionimin e parakohshëm të policisë.

“Si PDK sot kemi propozuar që të kemi në rendë dite projektligjin për pensionimin e policëve të Kosovës.

Ajo ka një bllokadë të shumicës. Në ditën e enjte presim që të kemi në rend dite edhe shkarkimin e ministres Hajdari për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme që ne i kemi identifikuar në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat