​Hoti: Tani po i ndjejmë pasojat e mungesës së Bordit të Trustit

Aktuale

​Hoti: Tani po i ndjejmë pasojat e mungesës së Bordit të Trustit

Më: 20 mars 2023 Në ora: 13:20
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë të hënën se Trusti Pensional ka mbetur pa Bord nga data 1 mars 2023 dhe sipas tij rreth 2.5 miliardë të kursimeve pensionale të investuara në tregje financiare janë në mëshirë të fatit.

Ish-kryeministri Hoti ka shkruar në Facebook se pasojat po i bartin qytetarët nga mungesa e këtij bordi.

“Pasojat tanimë po i bartim. Çmimi i njësisë së FKPK-së është në rënie nga 3 mars 2023 e këndej. Kjo po ndodh për shkak të disa sinjaleve për krizë të mundshme në tregjet financiare nga falimentimi i një banke në SHBA. Por, në mungesë të Bordit, nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve të Trustit Pensional nga tregjet financiare ku ka rënie. Kjo është papërgjegjësi”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i Hotit;

TANI PO I NDJEJMË PASOJAT E MUNGESËS SË BORDIT TË TRUSTIT

Trusti Pensional ka mbetur pa Bord nga data 1 mars 2023. Rreth 2.5 miliardë të kursimeve pensionale të investuara në tregje financiare janë në mëshirë të fatit.

Pasojat tanimë po i bartim. Çmimi i njësisë së FKPK-së është në rënie nga 3 mars 2023 e këndej. Kjo po ndodh për shkak të disa sinjaleve për krizë të mundshme në tregjet financiare nga falimentimi i një banke në SHBA.

Por, në mungesë të Bordit, nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve të Trustit Pensional nga tregjet financiare ku ka rënie.

Kjo është papërgjegjësi.

Mandati i anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional ka mbaruar më 30.11.2022, por është zgjatur edhe për tre muaj. Konkursi është shpallur para tre muajve më 02.12.2022, por deri më tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë. Konkursi do të duhej të ishte shpallur disa muaj para se të mbaronte mandati i Bordit, në mënyrë që të kishte kohë të mjaftueshme për të zgjedhur Bordin e ri.

Përveç kësaj, në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve nuk do të mund të investohen në tregje financiare.

Mazhoranca që qeveris me vendin e ka refuzuar projektligjin për tërheqje të mjeteve nga Trusti. Si do të përgjigjet tani?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat