Zemaj: Takimi i Ohrit e ka shpërfaqur mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit

Aktuale

Zemaj: Takimi i Ohrit e ka shpërfaqur mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit

Më: 20 mars 2023 Në ora: 13:28
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dashur që vetë të lajmërojë dhe të raportojë brenda deputetëve mbi procesin e dialogut dhe për dakordimin e marrëveshjes.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Zemaj ka thënë se takimi i Ohrit e shpërfaq mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit.

Kryeministri është dashur vet që të lajmërohet dhe të raportojë para deputetëve. Të raportoj mbi procesin e dialogut por edhe për dakordimin e marrëveshjes e cila për ne është në kundërshtim të plotë me synimet tona.

Takimi i Ohrit e ka shpërfaqur mashtrimin 15-vjeçar të kryeministrit apo të kauzave të rreme të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo që është parë, neve do të na kushtojë shumë në kuptimin e përgjegjësive të cilat janë marrë. Përtej obligimit të asociacionit pjesa që është marrë e vetëmenaxhimit nuk përkthehet ndryshe vetëm krijimi i një pushteti të ri”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat