PSD: Asociacionin e ka emëruar Kurti, “Zajednica” po bëhet mbiemri i tij

Aktuale

PSD: Asociacionin e ka emëruar Kurti, “Zajednica” po bëhet mbiemri i tij

Më: 20 mars 2023 Në ora: 15:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD), si aksion simbolik për kundërshtimin e Asociacionit, kanë shkruar në muret e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit fjalët “Albin Zajednica”.

Sipas, kësaj partie Asociacionin “Zajednicë” e ka pagëzuar Albin Kurti.

Në VV të gjithë ishim kundër Asociacionit, përveç Kurtit siç duket”, ka thënë Zgjim Hyseni, nënkryetar i PSD-së.

Asociacioni që paraqet ndarje etnike është në vetvete i dëmshëm, por Kurtit i duhej patjetër një fjalë serbe. Kjo sepse Kurtit nuk i interesonin dëmet e Asociacionit, por çfarë mund të përfitojë përmes sulmit që i bëhet kundërshtarëve politik. Kështu, Asociacioni u pagëzua “Zajdenicë”. Zajednica është momenti kur Kurti shkëputet prej të vërtetës. Është vegla mohuese e pushtetit si qëllim në vetvete”. 

Sot që Asociacionin po pret ta zbatojë vetë, e kemi një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacioni është vetëmenaxhim”. 

“Asociacionin “Zajednicë” e ka emëruar Kurti. Paradoksalisht, “Zajednica” po bëhet mbiemri i vetë Albinit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat