​Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet ATK-së dhe Inspektoratit të Punës

Aktuale

​Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet ATK-së dhe Inspektoratit të Punës

Më: 20 mars 2023 Në ora: 17:08
Foto nga takimi

Sot përmes një ceremonie zyrtare është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimi ndërmjet Administratës Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratit të Punës, i cili ka për qëllim t’i mundësojë që ATK dhe IP të punojnë ngushtë së bashku për të përmirësuar përpjekjet institucionale për të trajtuar punën e padeklaruar përmes shkëmbimit më të mirë të të dhënave, informacionit, përvojave si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

ATK njofton se drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj ka thënë se ky Memorandum Bashkëpunimi është përpiluar mbi bazën e konsultimeve, diskutimeve dhe angazhimeve konkrete të marra nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Punës, në njohje të mundësive potenciale për përmirësimin e përpjekjeve institucionale për trajtimin e punës së padeklaruar në Kosovë nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë, shkëmbimit të të dhënave në kohë reale ndërmjet dy institucioneve.

Ndërsa, kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi theksoj se memorandumi në fjalë është në funksion të ngritjes dhe lehtësimit të mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institucional duke marrë për bazë faktin se puna e padeklaruar është një fenomen kompleks, që ndikohet nga ndërveprimi i faktorëve të ndryshëm ekonomik, social, institucional dhe kulturor dhe që trajtimi i shkaqeve dhe pasojave të punës së padeklaruar kërkon një qasje të balancuar, të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse ndërmjet dy institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat