Eurodeputeti thotë se është për keqardhje fakti që Vuçiqi nuk nënshkroi në Ohër

Aktuale

Eurodeputeti thotë se është për keqardhje fakti që Vuçiqi nuk nënshkroi në Ohër

Më: 20 mars 2023 Në ora: 17:19
Thijs Reuten

Eurodeputeti, Thijs Reuten, e ka quajtur për keqardhje refuzimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për të mos e nënshkruar marrëveshjen e Ohrit.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se marrëveshja e Ohrit ishte më pak thelbësore sesa që pritej.

”Ndonëse më pak thelbësore nga sa pritej, marrëveshja për zbatimin e aneksit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Republikës së Kosovës  dhe Republikës së Serbisë  mund të përfaqësojë një rrugë përpara“.

”Presidenti i Serbisë për keqardhje refuzoi të nënshkruajë. Duhet të sigurohet natyra detyruese“, ka shkruar ai në Twitter.

Kosova dhe Serbia më 18 mars arritën një marrëveshja, poqë nuk është nënshkruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat