Haradinaj tregon prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes së Ohrit

Aktuale

Haradinaj tregon prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes së Ohrit

Më: 20 mars 2023 Në ora: 17:59
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj vlerëson se janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

E para, sipas Haradinajt, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO, e dyta, të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe e treta, ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje.

“Krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjës së Ohrit!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t'i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

E para, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO;

Të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe;

Ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje!

Krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjës së Ohrit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat