Molliqaj i fton për bashkëpunim katër parti opozitare për ta kundërshtuar qasjen e Kurtit në dialog

Aktuale

Molliqaj i fton për bashkëpunim katër parti opozitare për ta kundërshtuar qasjen e Kurtit në dialog

Më: 20 mars 2023 Në ora: 18:13
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka dërguar ftesë bashkëpunimi për liderët opozitarë brenda parlamentit dhe jashtë tij.

Ftesa e Molliqajt ka shkuar për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe kryetarët e dy partive joparlamentare, Nismas Socialdemokrate dhe Lëvizjes për Bashkim, Fatmir Limajt dhe Valon Murati.

Sipas Molliqajt këta liderë kanë shprehur pakënaqësi me marrëveshjen e Ohrit.

“Sot, në emër të PSD-së, u kam dërguar ftesë për bashkëpunim liderëve të partive politike opozitare, z,Krasniqi, z.Abdixhiku, z.Limaj dhe z.Murati, të cilët kanë shprehur kritikat dhe mospajtimin e tyre me Qeverinë rreth çështjes së dialogut”, ka shkruar Molliqaj në Facebook. “Marrëveshja që Kurti ka sjellur është e dëmshme për Kosovën. Prandaj bashkimi kundër kësaj qeverie është domosdosshmëri”.

Kosova dhe Serbia janë dakorduar për planin evropian në Ohër, poqë nënshkrim nuk ka pasur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat