Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

Aktuale

Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

Më: 20 mars 2023 Në ora: 21:13
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se marrëveshja e Ohrit do t’i përngjajë marrëveshjes se Prespës për Maqedoninë Veriore, sipas tij, kjo në substancë ka debllokuar një proces, por në implementim pritet të dalin vështirësi serioze.

“Tashmë është një akt i kryer. Kjo do të mbahet në mend si marrëveshja e parë e kryeministrit Kurti me katër probleme serioze brenda saj. U deshën më shumë se dhjetë vjet të kuptohet se marrëveshja e vitit 2013 është marrëveshja më e mirë e mundshme apo e keqja më e vogël për Kosovën sa i përket akomodimit të pakicës serbe në nivel të pushtit lokal, në kuadër të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se në vitin 2023 do të ketë marrëveshje ” me injorim të së kaluarës së afërt dhe me krijim të ‘Zajednicës’ plus”.

“Z. Albin Kurti, përpos shpjegimeve të domosdoshme se pse i humbi këto vite të mëdha në këtë proces, duhet të dëshmojë që në implementim nuk lejon humbje dhe deformim në ndërtimin e ‘pushtetit të tretë’, eventualisht në kuadër të Asociacionit që ai e emëroi si Zajednicë”.

“Viti 2022 ishte vit i humbur për të pasur në qendër një njohje te nxjerrë nga Republika e Serbisë për Republikën tonë, ndërsa vitit 2023 do të jetë me marrëveshje të përkohshme, me status të paragjykuar për Republikën e Kosovës, me injorim të së kaluarës së afërt dhe me krijim të ‘Zajednicës’ plus”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat