Policia e Kosovës dërgon zyrtarin e parë ndërlidhës në Europol

Aktuale

Policia e Kosovës dërgon zyrtarin e parë ndërlidhës në Europol

Më: 21 mars 2023 Në ora: 12:11
Zyrtari

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka dërguar një zyrtar ndërlidhës në Europol.

Sipas njoftimit, kjo është bërë në vazhdën e avancimit dhe rritjes së mëtejme të  kapaciteteve në fushën e bashkëpunimit  ndërkombëtar  policor, konkretisht të bashkëpunimit me EUROPOL-in.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës tani ka zyrtarin e saj ndërlidhës në EUROPOL

Prishtinë, 21 mars 2023

Policia e Kosovës (PK), në vazhdën e avancimit dhe rritjes së mëtejme të  kapaciteteve në fushën e bashkëpunimit  ndërkombëtar  policor, konkretisht të bashkëpunimit me EUROPOL-in, tani më ka dërguar zyrtarin  e parë ndërlidhës në EUROPOL, i cili ditë më parë ka filluar zyrtarisht detyrën.

Qëllimi primar i PK-së vazhdon të mbetet avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me EUROPOL-in , bashkëpunim ky i cili ndihmon dhe ndikon në lehtësimin e komunikimit dhe krijimit të një  partneriteti të drejtpërdrejtë, duke përfshirë edhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet  EUROPOL-it dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, në  angazhimin e vazhdueshëm  të luftës së përbashkët kundër terrorizmit, krimit të organizuar  dhe të gjitha formave tjera të krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat