Abdixhiku: Asnjë kryeministër s’ka bërë më shumë dëm se Kurti

Aktuale

Abdixhiku: Asnjë kryeministër s’ka bërë më shumë dëm se Kurti

Më: 21 mars 2023 Në ora: 22:05
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për Planin Evropian, deklaroi se asnjë kryeministër s’ka bërë kaq dëm sikur Albin Kurti, dhe se asnjë kryeministër s’ka kapërcyer këtë nivel të organizimit të të drejtave kombëtare.

Në emisionin Rubikon, ai po ashtu vlerësoi se asnjë kryeministër s’ka pranuar statusin politik të Kishës Ortodokse Serbe dhe të drejta vetmenaxhuese për komunitetin serb.

“Këto janë barrë për Kosovën! A e implementon ky, a implementohen pas 50 vjetëve, kjo tani është trashëgimi politike, juridike”.

“Kjo marrëveshje që e ka sjellë ky njeri, është sot kriter për Kosovën në BE, këso kritere Kosova s’ka pasur asnjëherë!”, u shpreh Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat