Kryeministri Kurti flet për takimin në Ohër: Dialogun s’e kam top prioritet

Aktuale

Kryeministri Kurti flet për takimin në Ohër: Dialogun s’e kam top prioritet

Më: 22 mars 2023 Në ora: 08:28 Përditësuar në ora: 13:30 më 22.03.2023
Kryeministri, Albin Kurti

Kurti, Lajçakut: S’bën të barazohet fjala “komunitet” me “Asociacion”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili dje tha se “ Kosova e ka obligim që menjëherë të fillojë me zbatimin e pjesës së Marrëveshjes që lidhet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

Kurti tha se nuk bën të barazohet fjala “komunitet me fjalën komunë apo Asociacion”, duke shtuar se nuk janë e njëjta gjë.

Në pikën 7 të marrëveshjes bazë thuhet “një nivel adekuat i vetmenaxhimit të komunitetit serb”. Thuhet “komuniteti serb”, jo “komunat”. Komuniteti nuk është kategori territoriale, e komunat janë njësi territoriale, pra nuk është e njëjta gjë”.

“Unë e kuptoj që nuk janë krejtësisht të ndryshme, por nuk janë e njëjta gjë. E kam thënë në kuvend se nga pikëpamja ime, kur themi “komuniteti serb”, atëherë automatikisht shkojmë tek marrëveshja kornizë për mbrojtjen e pakicave sipas KiE-së. Kjo është platforma në të cilin kuptohet edhe angazhohemi për komunitetet”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai tha se nuk i mohon dy marrëveshjet e kaluara, atë të 19 prillit 2013 dhe 25 gushtit të vitit 2015, por sipas tij, të dy ato marrëveshje janë shumë të cenuara.

“Marrëveshja e parë, është cenuar nga vetë presidenti i Serbisë që i ka dhënë urdhër strukturave serbe për inkuadrim në sistemin e Kosovës e më pas dorëheqje kolektive. Kjo është shkelje e marrëveshjes së 19 prillit 2013. Pra, marrëveshja e vitit 2013 nuk e mohojmë që ekziston, por konstatojmë që është shkelur nga Serbia”.

Tjetra, marrëveshja e vitit 2015 s’e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese në 23 nene në të gjithë kapitujt e asaj marrëveshjeje”, tha Kurti.

Kurti pret masa ndaj Serbisë: BE-ja si ndërmjetëse është “përgjegjëse” për çdo devijim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të sigurojë që marrëveshjet e dakorduara të zbatohen në terren në Serbi.

Kurti, në një konferencë për media, tha se Kosova nuk merret me deklarimet e palës serbe pasi tashmë kjo është në dorën e BE-së.

“Bashkimi Evropian duhet të dëshmohet tani, ne tani kemi marrëveshje, kishim marrëveshje me 27 shkurt dhe bëmë sërish marrëveshje me 18 mars njëra në Bruksel e tjetra në Ohër dhe që të dyja janë marrëveshje dhe janë konstatuar nga ndërmjetësi që kjo është marrëveshje”.

BE-ja po thotë se është marrëveshje nga ana tjetër kemi deklarimet e palës serbe e cila tregon se si nuk e ka ndërmend të zbatojë diçka apo se si tashmë po shkel diçka tjetër. Por, ne nuk duhet të merremi me këtë. Tash BE-ja është ai që duhet të sigurojë që marrëveshjet e dakorduar të zbatohen në terren”, u shpreh Kurti.

Madje, Kurti tha BE-ja imponon zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe mbikëqyr zbatimin e tyre.

Ndërmjetësi imponon zbatimin dhe e ka fjalën tash për çfarëdo devijim, deformimi apo shkelje” tha Kurti.

Ndahen 6 milionë euro për subvencionimin e faturave të rrymës

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për ndarjen e gjashtë milionë euro për subvencionim të faturave të energjisë elektrike për amvisëritë të cilat kanë ulur konsumin krahasuar me muajt përkatës të vitit paraprak.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Në kuadër të subvencionimit të energjisë elektrike, bëjmë ndarjen e radhës në shumë 6 milionë euro në mënyrë që të vazhdohet subvencionimi i atyre që kanë kursyer energjinë elektrike”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Masa 3.7 e Pakos për Ringjallje Ekonomike parasheh mbështetjen e qeverisë në tejkalimin e krizës energjetike.

Amvisëritë të cilat ulin konsumin e energjisë elektrike krahasuar me muajt përkatës të vitit paraprak e që kualifikohen pér pérfitim, mbështeten me subvencionim të faturës së energjisë elektrike në raport me kursimin, duke filluar nga fatura e muajit Shtator 2022”, thuhet në Pakon për Ringjallje Ekonomike.

Kurti e ripërsërit: Dialogun s’e kam top prioritet, në Ohër isha për vikend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dialogu me Serbinë, nuk është top prioritet i qeverisjes së tij. Ai ka thënë se prioritet e ka zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Kurti ka thënë se fakti që më shumë rri në Kosovë, është tregues i qartë që nuk e ka prioritet dialogun. Ai ka thënë se në Ohër ka qenë për vikend.

Nëse e shihni unë në vikend isha në Ohër dhe tash nuk jam atje por jam këtu. Në prezantimin tim, katër faqe janë për zhvillimin dhe për jetën e qytetarit. Në pikën shtatë të marrëveshjes bazë thuhet një nivel adekuat i vetmenaxhimit. Thuhet komunitetit e jo komunave, pra nuk është e njëjta gjë”.

Unë e kam thënë se nga pikëpamja ime, kur kemi themi komuniteti serb, atëherë komuniteti serbe”, tha ai.

​Qeveria miratoi dy marrëveshje ndërkombëtare dhe emëroi Bordin e Infakosit

Qeveria e Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare për marrje të kredive. Njëra për zhvillimin e sektorit te energjisë dhe përmirësimin e rrjetit të transmetimit, kurse tjetra për projektin e ngrohtores solare të Prishtinës.

Qeveria në mbledhjen e sotme, ka emëruar edhe Bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Infrakos.

"Edona Nahi kryesuese, Genc Hyndozi anëtar, Besarta Uka anëtare dhe Fitim Rraci anëtar".

Ekzekutivi vendosi masa kufizuese kundër Grupit Wagner-një etnitet ushtarak privat i pa inkorpruar, me bazë në Rusi.

Ndërkaq, ndan sërish mjete për mbështetjen financiare për gazetarët ukrainas dhe afgan, të strehuar në Kosovë.

Në anën tjetër, ekzekutivi ndau edhe 6 milionë euro si mbështetje për subvencionimin e energjisë elektrike. 

Qeveria ndan mbi 305 mijë euro për gazetarët ukrainas e afganë të strehuar në Kosovë

Qeveria ka ndarë 305 mijë e 710 euro për gazetarët ukrainas e afganë që janë të strehuar në Kosovë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo ndarje është për vitin 2023 dhe u bë me kërkesë të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Murati, mes tjerash, tha se këto mjete do të merren nga shpenzimet e paparashikuara – kategoria rezerva.

Kosova i vendos sanksione grupit kriminal rus, Wagner

Qeveria e Kosovës ka miratuar sanksionet e reja ndaj grupit kriminal rus, Wagner.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Departamenti i Thesarit ka ndërmarrë masa kufizuese ndaj grupit Wagner, duke përfshirë edhe rrjetin mbështetës global të tyre.

“MPJ-ja propozon plotësim-ndryshimin e vendimit të qeverisë të marrë më 16 maj 2022, për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga ShBA-ja e që implementohen nga Kosova në raport me obligimet ndërkombëtare ndaj grupit Wagner si dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të tjera që mbështesin fushatës luftarake ruse”, është shprehur Bislimi.

Kujtojmë se ShBA-të sanksionuan tetë individë të këtij grupi, 16 subjekte dhe katër avionë, duke degraduar kapacitetet e Federatës Ruse për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës.

Dy vjet qeverisje, Kurti: Shkatërruam 8 laboratorë droge dhe mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, teksa nesër bën dy vjet prej zgjedhjes në krye të ekzekutivit ka folur rreth punës së bërë deri tash.

Kurti specifikisht u ndal tek lufta ndaj krimit të organizuar, për të cilën tha se ishte e vështirë – por jo e paarritshme.

Kurti tha se për dy vjet kanë shkatërruar 14 laboratorë droge, tetë prej të cilëve në veri, teksa tha se kanë mbyllur 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri.

“Shkatërruam 14 laboratorë të drogës prej të cilëve tetë në veri, mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit që përdoreshin për kontrabandë nga grupe kriminale, u sekuestruan rreth 2 tonë substancë narkotike, u sekuestruan mbi 100 vila të ndërtuara ilegalisht në parkun nacional në Brezovicë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Kurt, mes tjerash, ka numëruar edhe suksese e sfidave përgjatë dy vjetëve, ku u ndal tek pandemia COVID-19.

“Nesër në këtë kohë bëhen dy vjet nga dita e parë e shërbimit tonë.Shpresa për më mirë dhe besimi që ajo mund të arrihet janë edhe shkaku edhe arsyeja se pse ne jemi këtu. Të zgjedhurit e popullit, për të bërë ndryshimin me një kabinet të përzgjedhur për të realizuar potencialin. Sot pandemia COVID-19 për shumë prej nesh edhe mund të na duket si një kujtim i largët, e nganjëherë sureale, por është dhembja për humbjen e familjarëve e miqve që na kujton rrezikun që kemi jetuar vetëm dy vjet më parë”.

Kurti, mes tjerash, foli edhe për krizën energjetike, inflacionin dhe luftën në Ukrainë.

“Në fund të vitit 2021, kontinenti i Evropës po ballafaqohej me energji-elektrike, më pak energji në treg nënkuptonte rritje të çmimit.Fillimi i vitit 2022 përshkoi Evropën, por jo befasisht. Agresioni publik dhe diplomatik ndaj Ukrainës më 24 shkurt mori atë ushtarak-tradicional. Energjia elektrike qe mundëson prodhimin dhe nafta që mundëson transportin e produkteve të prodhuara njëra në fillim e tjetra në fund të zhvillimit, ndikuan drejtpërdrejtë në inflacion”.

“Në mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme të gjenerimit të energjisë-elektrike dhe ndaj produkteve, zhveshi paturpësisht këtë qeverisje. Vendi kishte nevojë për rikthim, rikuperim e ringjallje”.

“Përkundër vështirësive nga pandemia, kriza nga lufta në Ukrainë rritja mesatare ekonomike për këto dy vite ka qenë prej 7%, që ishte më e lartë se çdo rritje tjetër mesatare për dy vite tjera rresht që nga shpallja e pavarësisë.Buxhetit iu shtuan 760 milionë euro për dy vite, e ekonomisë 2.3 milionë euro”,tha Kurti.

Kurti: Sonte bëhen dy vjet nga zgjedhja e Qeverisë, gjatë kësaj kohe buxhetit iu shtuan 760 milionë euro

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se sonte në ora 19:48, bëhen dy vjet prej zgjedhjes së Qeverisë.

“Nesër në këtë kohë bëhen dy vjet nga dita e parë e shërbimit tonë.Shpresa për më mirë dhe besimi që ajo mund të arrihet janë edhe shkaku edhe arsyeja se pse ne jemi këtu. Të zgjedhurit e popullit, për të bërë ndryshimin me një kabinet të përzgjedhur për të realizuar potencialin. Sot pandemia COVID-19 për shumë prej nesh edhe mund të na duket si një kujtim i largët, e nganjëherë sureale, por është dhembja për humbjen e familjarëve e miqve që na kujton rrezikun që kemi jetuar vetëm dy vjet më parë.Dy vjet më parë, në mars të vitit 2021 për fat të keq të qytetarëve tanë, Kosova nuk kishte asnjë kontratë për vaksina. E tillë ishte e vetmja në rajon pasi qeveria paraprake kishte dështuar t’i sigurojë ato. Virusi korona ishte shkaktuar i krizës globale, mbyllja që ishte për të menaxhuar shkallën e shpërndarjes kishin ulure dhe aktivitetin ekonomik”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti theksoi se ekonomia botërore praktikisht pauzojë dhe qytetarët të mbyllur e kishin të pasigurt të ardhmen e tyre.

“Në vrap për të nxënë hapin, të vërshuar nga kërkesat e treguar ekonomitë e mëdha tregtuese kishin nevojë për më shumë konsum të energjisë-elektrike.Në fund të vitit 2021, kontinenti i Evropës po ballafaqohej me energji-elektrike, më pak energji në treg nënkuptonte rritje të çmimit.Fillimi i vitit 2022 përshkoi Evropën, por jo befasisht. Agresioni publik dhe diplomatik ndaj Ukrainës më 24 shkurt mori atë ushtarak-tradicional.Energjia elektrike qe mundëson prodhimin dhe nafta që mundëson transportin e produkteve të prodhuara njëra në fillim e tjetra në fund të zhvillimit, ndikuan drejtpërdrejtë në inflacion.Në mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme të gjenerimit të energjisë-elektrike dhe ndaj produkteve, zhveshi paturpësisht këtë qeverisje.Vendi kishte nevojë për rikthim, rikuperim e ringjallje.Qeverisë sonë iu deshën vetëm dy muaj, ku ndërruam dhe negocium kontratën me Pffizer për vaksina. Siguruam 2 milionë sosh, bashkë me ndihmën dhe donacionet e partnerëve tanë. Përkundër vështirësive nga pandemia, kriza nga lufta në Ukrainë rritja mesatare ekonomike për këto dy vite ka qenë prej 7%, që ishte më e lartë se çdo rritje tjetër mesatare për dy vite tjera rresht që nga shpallja e pavarësisë.Buxhetit iu shtuan 760 milionë euro për dy vite, e ekonomisë 2.3 milionë euro”, tha Kurti.

Sipas tij ky ishte rezultat i drejtpërdrejtë i qeverisjes së mirë, parandalimit të kontrabandës, formalizmit të punëtorëve dhe ngushtimit të hendekut.

“Në mbrojtje të qytetarëve, për mirëqenien e tyre. Për dy vite ekzekutuam dy pako mbështetëse për ta ku përfituan pothuajse çdo familje e Republikës”,shtoi ai.

Nga aty, Kurti nuk la pa kritikuar paraardhësit e tij, për të cilët tha se kishin dështuar të siguronin vaksina.

“Sot pandemia për shumë prej nesh mund të na duket shumë larg por është humbja e më të dashurve tanë, familjarëve e miqve që na rikujton për rrezikun që e kemi jetuar diçka më pak se dy vjet më parë. E dy vjet më parë, për fat të keq të qytetarëve tanë, Kosova nuk e kishte asnjë vaksinë dhe asnjë kontratë për vaksina. Qeveria pararendëse kishte dështuar t’i siguronte ato”, tha ndër të tjerash Kurti.

Kurti mbledh ministrat

Sot Qeveria e Kosovës do të mbaj mbledhjen e radhës.

Kështu njoftoi zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media.

Mbledhja nis në orën 10:00.

Detaje më të hollësishme nuk janë dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat