Krasniqi me video adresim, ironizon me dy vjetorin e qeverisjes së Kurtit

Aktuale

Krasniqi me video adresim, ironizon me dy vjetorin e qeverisjes së Kurtit

Më: 22 mars 2023 Në ora: 19:22
Krasniqi, Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka publikuar një video me rastin e dy vjetorit të marrjes së qeverisjes së vendit nga Albin Kurti.

Në videon e publikuar nga kreu i PDK-së vërehet ironia derisa shpërfaqen “skandalet” dhe “aferat e qeverisë Kurti” në dy vjetorin e saj.

Po ashtu, Krasniqi ka shkruar se këto dy vite të Kurtit kanë qenë dy vjet me arsyetime dhe dy vjet me dështime.

“Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërkaq, në video përmenden ngjarjet e ndodhura gjatë qeverisjes së Kurtit, duke filluar nga zhdukja e mostrave të Astri Deharit, rasti me ambasadorin Martin Berishaj, marrëveshja në Ohër dhe pranimi i Kurtit për themelimin e Asociacionit e të tjera.

Më poshtë mund ta shikoni videon e publikuar nga Memli Krasniqi:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat