Kurti zbulon çka i propozoi Vuçiqit në Ohër për Asociacionin dhe cila ishte përgjigjja e tij

Aktuale

Kurti zbulon çka i propozoi Vuçiqit në Ohër për Asociacionin dhe cila ishte përgjigjja e tij

Më: 22 mars 2023 Në ora: 20:40 Përditësuar në ora: 21:53 më 22.03.2023
Albin Kurti

Kurti për takimin e Ohrit: E kam lexuar mirë tekstin, me këtë marrëveshje ecim para pa mure

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka treguar përse pranoi ta nënshkruante marrëveshjen e propozuar nga ndërkombëtaret, në takimin e Ohrit.

Kurti tha se me këtë marrëveshje Kosova mund të ecë përpara duke mos i vendosur asnjë mur por vetëm duke iu hapur shtigje.

Ai madje shtoi se e kishte lexuar mirë propozimin evropian dhe kishte parë që brenda ishin pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial.

“Unë kam qenë gjithë konstruktiv mund të mos jetë vrenjtur me kohë kjo gjë por unë e lexoj mirë tekstin dhe kur shohë që ka koncepte universale si propozimi evropian, ku ke brenda pavarësi, vetëvendosje, sovranitet, integriteti territorial, palët kontraktuese, barazia e palëve natyrisht që jam konstruktive. Pra unë mbroje interesat e Kosovë gjithmonë kërkoj më shumë se që është ofruar sepse besoj se na takon më shumë. Mirëpo duke vlerësuar konceptet universalë që janë edhe të drejta dhe të mira dhe duke parë që me këtë marrëveshje mund të ecim para nuk na vendosen mure, na hapen shtigje unë kame pranuar ta nënshkruaj”, tha Kurti në RTK.

Kurti: U thashë nëse i pranojnë tri shtyllat unë ua sjelli modelin e Asociacionit, nuk pranuan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për ofertën që i ka bërë presidentit serb Aleksandar Vuciq për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe në takimin e Ohrit më 18 mars. Kurti shton se është treguar kreativ për të gjetur zgjidhje për Asociacionin, por që nuk i janë pranuar.

“Me 18 mars unë ju thashë, nëse i pranojnë këto tri shtylla , unë jua sjelli modelin. Por nuk është në rregull të kërkohet modeli prej meje në detaje të përmbajtjes nëse nuk pranohet parimi”.

“Kosova nuk është një vetëshërbim ku mund t’ia japim copat e saj dhe t’ia dërgojmë tjetri a po i pëlqejnë. Së pari parimet. Njëherë duhet të jemi dakord që unë e paraqes këtë model, më pas i keni këto tri shtylla që duhet të pranoni”, tha ai.

Tutje ai thotë se kur ia përmenden marrëveshjet e kaluara të nënshkruara nga ish-kryeministrat Hashim Thaci dhe Isa Mustafa nga liderët e BE-së, ai u përmend atyre paraardhësit respektiv.

“Asociacioni pa kompetenca ekzekutive erdhi nga paraardhësit e Borrelit, ata më thonë se paraardhësit e tu kanë pranuar këto marrëveshje që duhet të zbatohen. Nëse Kosova është shtet serioz, duhet të zbatojë kryeministri Kurti atë që ka nënshkruar kryeministri Thaci e Mustafa. E në anën tjetër edhe ata kanë paraardhës të cilët nuk duhet të abstragohen. Nuk duhet të ketë etnitet që ka kompetenca ekzekutive. Çfarëdo Asociacioni duhet të marrë kompetenca dikujt dhe të prishë funksionimin e Republikës sonë”, shtoi ai.

Kurti për statutin e Kishës Serbe: Nuk ka vend për brengë, u thashë liderëve serbë ju nuk jeni patriarkë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për nenin që flet për statutin e Kishave Serbe në Planin Evropian. Ai ka thënë se nuk ka vend për brengosje ka ky ligj, pasi që vetëm do të formalizohet statuti i Kishave Serbe me ligj të Kosovës.

“Nuk ka vend për brengë pasi këtu thotë formalizim statuti. Pra atë që e ke. Me këtë ligj që e ke e formalizon. Kemi ligjin për qendrën historike të Prizrenit, për liri fetare. Të gjitha janë të thella”, tha ai.

Ai tregon edhe se çfarë iu tha drejtuesve serbë në dialog lidhur me këtë temë.

“U thashë drejtuesve të Serbisë. Ju nuk jeni patriark dhe patriariku nuk është president i shtetit pasi Serbia është shtet sekular dhe Republikë fetare sikur Irani. Për statusin flas me patriarkun Profilej. Kam ofruar dialog të drejtpërdrejt. Ajo që mu tha aty dhe thuhet për ditë është se ata nuk duan të takohen me mua. Mendoj se kjo nuk është e mençur për ta. Unë jam i vetmi kryeministër që ata nuk kanë takuar dhe kanë pranuar të takojnë”, përfundoi ai.

Kurti: Ka Asociacion, Kosova dhe Serbia kanë pranuar t’i zbatojnë marrëveshjet e kaluara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Kjo pasi, Kurti thotë se Kosova dhe Serbia, të dyja palët e konfirmuan obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme.

“Ka asociacion, neni 10 thotë që të dyja palët e konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë. Dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave katasdralë që s’ka ndodh as sot e kësaj dite, ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin është marrëveshja e 16 që muajin që vjen i mbush 10 vjet”.

Tutje, Kurti thotë se duhet t’i trajtojmë me kujdes marrëveshjet.

“Ka shumë marrëveshje, një thes me marrëveshje që duhet ta trajtojmë me kujdes, por natyrisht që edhe kjo çfarë ndodh në nenin 7 i referohet komunitetit serb në Kosovë. Ne kemi qenë kreative dhe të angazhuar për një çështje të vetmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë dhe sidomos sa i përket ofrimit të shërbimeve”, tha Kurti në televizionin publik të Kosovës.

Kurti: Për dallim prej para 8 e 10 viteve, tani Serbia refuzon të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe një herë ka thënë se marrëveshja e dakorduar me Serbinë është njohje de-facto për Kosovën.

Kurti ka thënë se për dallim nga vite më parë, Serbia tani po heziton të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën.

“Ky është një plan që sjell njohjen de-facto dhe nuk bllokon rrugën për të ecur përpara. Meqë pati pajtim unë insistova që të nënshkruhet, por për dallim prej para 8 vjetëve dhe 10 vjetëve, Serbia refuzoi ta nënshkruajë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se kjo është një marrëveshje të cilën Serbia nuk ka interes ta zbatojë.

Sipas tij, ajo tashmë ka dhënë indikacionet e para për këtë gjë.

“Pala serbe refuzoi ta nënshkruajë, sepse, siç e zbuloi ajo vet, heziton që ta zbatojë. Tashmë kanë dhënë indikacione të qarta se po bëjnë shkelje të marrëveshjes”, ka thënë tutje Kurti.

Për konstruktivitetin e tij në negociata me Serbinë, Kurti ka thënë se qasja e tij mund të mos jetë kuptuar në të kaluarën.

Ai ka thënë se gjithmonë ka qenë konstruktiv.

“Unë kam qenë gjithmonë konstruktiv, mund të mos jetë vërejtur me kohë kjo. Unë i lexoj mirë tekstet dhe kur shoh që ka koncepte universale, dhe ka vetëvendosje, barazi, konstruktivitet etj., atëherë kuptohet që jam konstruktiv”, ka thënë tutje kryeministri.

Kurti zbulon çka ndodhi me Vuçiqin në Ohër, kur propozoi zgjidhje e modele

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen destruktive të Serbisë.

Sipas tij, siç e ka quajtur ai, pala tjetër ka dhënë indikacione se nuk do ta respektojë marrëveshjen në parim.

Në një intervistë në Televionin Publik, Kurti ka ftuar faktorin ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, që të dënojnë sjelljen e fqinjit verior.

“Unë pres nga ndërkombëtarët që të dënojnë sjelljen destruktive të Serbisë, sepse ka dhënë indikacione që nuk do ta zbatojë marrëveshjen e arritur në parim”, tha fillimisht ai.

Tutje, shefi i ekzekutivit kosovar ka shtuar se është e vetmja palë që ka propozuar zgjidhje e modele, por në momentin që bëhej kreativ, aq më shumë rritej rezistenca.

“Jam e vetmja palë që ka propozuar zgjidhje e modele. Sa më shumë kreativ që bëhesha, aq më shumë rritej rezistenca e palës tjetër. Sepse edhe ata e dinë, e edhe unë e di që është njohje “de facto””."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat