Ahmeti: Opozita me buzën në gaz për shkak të Asociacionit

Aktuale

Ahmeti: Opozita me buzën në gaz për shkak të Asociacionit

Më: 23 mars 2023 Në ora: 19:29
Shpend Ahmeti

Ish-kreu i VV-së, Shpend Ahmeti ka kritikuar opozitën për shkak të qëndrimit të tyre në seancën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ahmeti ka thënë se opozita e ka buzën në gaz për shkak të Asociacionit.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Mjaft ka hapësirë me kritiku KM për qasjen ndaj negociatave, ama opozita të shtin me i kritiku më shumë.

Sot në Kuvend e kanë një të qeshme (buzë në gaz) për faktin që qeveria e ka pranu që ka asociacion.

E kam një bindje që më shumë gëzohen për humbjet e qeverisë se sa që idhnohen për humbjet e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat