​Bislimi takohet me drejtorin e BERZH-it, vazhdon mbështetja

Aktuale

​Bislimi takohet me drejtorin e BERZH-it, vazhdon mbështetja

Më: 23 mars 2023 Në ora: 19:38
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim drejtorin e BERZH në Kosovë, Sergiy Maslichenko.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se është diskutuar mbi projektet e përbashkëta që prekin veçanërisht sektorin e energjisë dhe infrastrukturës si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.

‘BERZH do të vijojë mbështetjen ndaj vendit tonë në implementimin e këtyre projekteve. Qeveria u përgëzua dhe mbi Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031, të miratuar së fundmi, e cila u cilësua ambicioze dhe e rëndësishme në drejtim të fokusimit dhe objektivave që bart ndaj energjisë së gjelbër dhe të ripërtëritshme.

Duke shprehur vullnetin dhe dëshirën për të vijuar bashkëpunimin, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi drejtorin e BERZH në Kosovë për takimin dhe bisedën produktive”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat