​Hovenier: Kosova mbetet kampione e lirisë fetare

Aktuale

​Hovenier: Kosova mbetet kampione e lirisë fetare

Më: 23 mars 2023 Në ora: 20:02
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se është ndjerë i lumtur që ka marrë pjesë në Iftarin e shtruar për familjen e ambasadës, në muajin e shenjtë të Ramazanit.

“I nderuar që iu kam bashkua familjes së ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, për një darkë, Iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kosova mbetet kampione e lirisë fetare, një nga shumë vlerat e rëndësishme që ndajnë dy vendet tona” ka shkruar Hovenier në Twitter.

Ndryshe, besimtarë nga sot kanë hyrë në Muajin e shenjtë të Ramazanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat