Haxhiu tregon se Komisioni i Venedikut konfirmon adresimin e komenteve për Byronë Shtetërorë

Aktuale

Haxhiu tregon se Komisioni i Venedikut konfirmon adresimin e komenteve për Byronë Shtetërorë

Më: 23 mars 2023 Në ora: 20:15
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bëre të ditur se komisioni i Venedikut e ka konfirmuar adresimin e gjitha komenteve në Ligjin për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Haxhiu ka shkruar se Komisioni ka konfirmuar se ligji krijon garanci për pavarësimin e Byrosë e po ashtu i ka lavdëruar nismat legjislative të Qeverisë.

Postimi i plotë:

 Komisioni i Venedikut sërish konfirmon adresimin e gjitha komenteve në Ligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Komisioni i Venedikut ka publikuar një Opinion përcjellës me anë të së cilit sërish ka konfirmuar se Ligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifkueshme i miratuar në Kuvend ka adresuar të gjitha komentet e Komisionit.

 Komisioni konfirmon se Ligji ka krijuar garanci për pavarësinë e Byrosë, ka përcaktuar saktë procedurën e verifikimit, dhe ka përmirësuar garancitë e të drejtave të njeriut për subjektet në procedurë, ndër tjerash.

 Komisioni i Venedikut po ashtu edhe ka lavdëruar nismat legjislative të Qeverisë për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe paratë e fituara në mënyrë të paligjshme.

Jemi falenderues ndaj Komisionit, për kontributin dhe bashkëpunimin e frytshëm në realizimin e reformës në drejtësi në Kosovë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat