“Phuu të q****a tradhtarin e nanës”, Kurti i reagon ashpër Kujtim Shalës

Aktuale

“Phuu të q****a tradhtarin e nanës”, Kurti i reagon ashpër Kujtim Shalës

Më: 23 mars 2023 Në ora: 20:57
Kujtim Shala

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti i ka reaguar deputetit të LDK-së, Kujtim Shala i cili sot u dëgjua duke e sharë me nënë kryeministrin, Albin Kurti.

Kurti përmes reagimit të saj në Facebook, ka thënë mes tjerash se “si nuk e bindi dikush me kërku falje”.

“Akademiku i vetënominuar për akademi, poeti pa talent, profesori pa etikë, deputeti pa punë, paradite shan, pas darke e ul tonin me u dukë i mençur. Maskë, veç maskë e zbehtë. Si nuk e bindi dikush me kërku falje?”, ka shkruar ajo.

“Vulgar, jo akademik as asgjë, veç vulgar”, shkroi ajo.

Pas sharjes në Kuvend, Kujtim Shala ka ironizuar duke thënë që, vërejtjen e dhënë nga kryeparlamentari Kjonufca, t’ia përcjellin me postë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat