Zeqiri thotë se ka rrezik që zgjedhjet në veri mos të mbahen pa Listën Serbe

Aktuale

Zeqiri thotë se ka rrezik që zgjedhjet në veri mos të mbahen pa Listën Serbe

Më: 23 mars 2023 Në ora: 21:10
Ilustrim

Izmir Zeqiri, kandidat i PDK-së për kryetar të Zubin Potokut, vlerëson se ka rrezik që zgjedhjet e 23 prillit në komunat në veri të mos mbahen.

Kjo, sipas tij, për shkak të mosmarrjes pjesë së Listës Serbe.

“Bazuar para 3 muajve në situatat e kaluara, besoj që prapë mund të jetë diçka e tillë, kështu që unë mendoj që kësaj radhe të gjithë mekanizmat, edhe të shtetit, edhe të tjerët, të jenë më të matur, për shkak të asaj që neve kur duhet, duhet të jemi shumë serioz, shteti duhet të jetë i përgatitur me të gjithë mekanizmat për të krijuar mundësitë e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike të lira”, theksoi ai.

Tutje, ai potencoi se parasheh pengesa në hapjen e vendvotimeve e të objekteve ku qytetarët mund të drejtohen për të votuar.

Në një deklaratë për media, Lista Serbe ka deklaruar që nuk do të kandidojnë në zgjedhjet e 23 prillit në veri, pasi, sipas tyre, nuk u janë plotësuar kushtet për të cilat kanë lëshuar institucionet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat