​Abdixhiku për planin evropian: Ka më tepër se Asociacion, ka autonomi

Aktuale

​Abdixhiku për planin evropian: Ka më tepër se Asociacion, ka autonomi

Më: 23 mars 2023 Në ora: 21:15
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se plani evropian, brenda vetes ka më shumë se Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij, përveç Asociacionit, aty ka autonomi për serbët e veriut të Kosovës.

“Ka më tepër Asociacion, ka autonomi, ka kompetenca vetëmenaxhuese dhe ka status politik për kishën ortodokse serbe”, ka thënë ai.

Abdixhiku tha se nenet e planit evropian, janë bërë kritere për integrim në BE për Kosovën dhe Serbinë.

Sipas tij, në këtë marrëveshje nuk ka as njohje de-jure as de-facto siç pretendon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se tashmë Serbia nuk e ka kusht njohjen e Kosovës, për t’u anëtarësuar në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat