​Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Aktuale

​Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Më: 23 mars 2023 Në ora: 21:18
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se është dakorduar për një marrëveshje emergjence me Serbinë, që mbyll krizat në dialog që krijuar në dy vitet e fundit.

Në seancën plenare, e cila po vazhdon edhe mbrëmjen e së enjtes, Shala, në përmbajtje marrëveshja kornizë bazë me Serbinë dhe aneksi i zbatmit të saj nuk ka diçka konkrete për Kosovën, kurse kryesisht kërkesa teorike ndaj Serbisë.

"Autori i këtij teksti që është edhe intepretuesi autenik që është ndërmejtësi, interpreton një marrëveshje të një konteksti krizash. Ai në takime me ne numëronte gjashtë kriza në dy vitet e fundit. Pra është një tekst emergjence që të mbyllë krizat dhe të krijojë një minimum normal në komunikimin ndërmjet vendeve. Në këtë kuptim ky tekst është i mjaftueshëm por pretendimi është i madh, pasi ka elemente që lidhen me kërkesa konkrete për Kosovën dhe disa kërkesa për Serbinë, por të gjitha teorike dhe asnjë konkrete", tha ai.

Shala në seancën e sotme, u dëgjua duke ofenduar rëndë kryeminsitrin Albin Kurti, ku mes tjerash e quajti edhe tradhtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat