Ramabaja: Nëse Ohri nuk zbatohet, do të ketë luftë në Ballkan

Aktuale

Ramabaja: Nëse Ohri nuk zbatohet, do të ketë luftë në Ballkan

Më: 23 mars 2023 Në ora: 22:25
Sadri Ramabaja

Sadri Ramabaja ka thënë se nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Ohrit, atëherë në Ballkan do të ketë luftë.

Ai shton se Serbia ka kohë që po përgatit për një luftë dhe nëse është nevoja, ai do të bëhet ushtar.

“Serbia po përgatitet për luftë. Po e përsëris. Unë do të jem ushtar”, tha ai.

“Opinioni edhe në vitin 91, 92 nuk fliste për luftë. Po t’i flisje dikujt për luftë nuk të merrte seriozisht. Por LPK për përgatiste luftën”, shtoi Ramabaja.

“Marrëveshja e Ohrit ka vetëm këtë alternativë. Ose respektohet dhe zbatohet, ose Ballkani rrëshqet drejt luftës”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat