Haxhiu: “Serbia e njeh Kosovën de fakto”

Aktuale

Haxhiu: “Serbia e njeh Kosovën de fakto”

Më: 23 mars 2023 Në ora: 22:55
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, tha se pavarësia e Kosovës është e njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po ashtu listoi edhe disa data kur Serbia e ka njohur Kosovën de fakto.

“Ju thoni se Serbia me këtë marrëveshje ka njohur de fakto Kosovën, ndonjë I paditur edhe mund ta besojë këtë që ky është momentumi ku Serbia e njeh de fakto  Kosovën, por, njohja de fakto edhe de jure e Kosovës, shtet sovran dhe i  pavarur ka ndodhur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, deklaroi Haxhiu.

“De fakto, Serbia, Kosovën e pranon dhe e njeh me nënshkrimin e kapitullimit në Kumanovë në vitin 1999. Kosova de fakto dhe de jure është e pavarur më 17 shkurt 2008 dhe këtë e din Serbia, asnjë juridiksion dhe për asgjë për Kosovën nuk pyetet, prej kësaj date janë 117 vende që e kanë njohur Republikën e Kosovës por nëse dëshirojmë të kthehemi në histori edhe pak, de fakto Serbia, Kosovën e njeh falë luftës së Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës të udhëhequr nga Komandanti legjendar, Adem Jashari, Hamëz Jashari, Zajit Pajaziti e mijëra dëshmorë të tjerë “ u shpreh deputeti nga PDK, Bekim Haxhiu.

Tutje ai shtoi se de fakto në këtë situatë Serbinë e kanë sjellë mijëra të burgosur politik si Adem Demaçi dhe Ukshin Hoti.

Ndër të tjera ai tha se de fakto Serbia e njeh Kosovën edhe nga rezistenca e viteve të 90-ta dhe sipas tij nuk kemi nevojë të detyrojmë dhunuesin ta pranojë dhunën për të thënë që po na njeh de fakto, kur atë e ka shpallur Gjykata e Drejtësisë.

Sa I përket “trashëgimisë e të kaluarës për dialogun” Haxhiu tha se trashëgimi e të kaluarës është liria dhe pavarësia e këtij vendi dhe se kjo trashëgimi u ka mundësuar që ju të jeni kryeministër i Republikës së Kosovës dhe ta përfaqësoni vendin, pjesë të kësaj trashëgimie nga e kal;uara, Haxhiu përmendi edhe 117 njohje po ashtu edhe marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2019 e cila sipas Haxhiut i ka detyruar serbët t’I shkrijnë të gjitha institucionet paralele që i kanë pasur në pjesën veriore dhe vendet e tjera të Kosovës si dhe integrimi i pjesës veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat