Gjinovci - PDK-së e LDK-së: Asnjë gjitar dykëmbësh nuk han bari, disa ngrehin

Aktuale

Gjinovci - PDK-së e LDK-së: Asnjë gjitar dykëmbësh nuk han bari, disa ngrehin

Më: 23 mars 2023 Në ora: 23:13
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë se LDK dhe PDK nuk mund të bëhen kundër Asociacionit.

Sipas Gjinovcit LDK dhe PDK nuk mund ta bindin askënd që janë kundër Asociacionit dhe që Kurti bën dëm, me marrëveshjet që janë nënshkruar nga këto parti në Kuvend.

Ai ka përmendur edhe barin, duke thënë se asnjë gjitar në Kosovë nuk han bari, vetëm që disa ngrehin bari.

Postimi i plotë i tij:

LDK dhe PDK nuk mujnë bre me u bo kundër Asociacionit, thjesht s'mundeni me bindë kërkon që ju jeni kundër Asociacionit e që Albini po bojka dam me marrëveshjet që i keni nënshkru e miratu ju në Kuvend. A merrni vesh? Nuk han bari asni gjitar dykëmbësh në Kosovë, disa ngrehin bari po me hangër, asnjë dykëmbësh nuk han.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat