Salihaj për sharjen e Shalës: S’ishte diçka e re, fyerjet janë bërë standard në Kuvend

Aktuale

Salihaj për sharjen e Shalës: S’ishte diçka e re, fyerjet janë bërë standard në Kuvend

Më: 24 mars 2023 Në ora: 00:09
Adem Salihaj

Deputeti nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, është dëgjuar sot duke sharë në transmetim të drejtpërdrejtë të seancës së Kuvendit.

Lidhur me këtë, ish zv.kryeministri, Adem Salihaj thotë se kjo nuk është diçka e re, pasi sipas tij, kjo ka ndodhur edhe më herët.

Madje ai potencon se fyerjet janë bërë standard në Kuvendin e Kosovës.

“Gjithsesi që jo, nuk mund ta arsyetojmë këtë. Desha të them, që këtu është bërë standard në parlamentin e Kosovës, sharjet, fyerjet, më banalet. Aty janë sharë familjet, janë sharë robtë e shtëpisë, a ka fyerje më të rëndë për një parlament që të përdoren fjalë të tilla. ..kurrë s’ka qenë në stilin tim as të fyej as të shaj…nuk është ajo gjuhë që duhet të përdoret në Kuvend”, theksoi ai.

Sipas tij, kjo deklaratë e Shalës sot, nuk i përket frymës së LDK-së.

Deputeti Shala është dëgjuar duke sharë sot në Kuvend.

“Q*** tradhtarin e nanës”…. u dëgjuan fjalët e tij në drejtim të kryeministrit Kurti, pas përfundimit të fjalimit nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat