Deputetja e LDK-së, Kurtit: Je njëfarë Makiaveli, shkel mbi viktima për me mbërri vet

Aktuale

Deputetja e LDK-së, Kurtit: Je njëfarë Makiaveli, shkel mbi viktima për me mbërri vet

Më: 24 mars 2023 Në ora: 00:17
Valentina Bunjaku – Rexhepi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku – Rexhepi e ka kritikuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjatë debatit që po zhvillohej në Kuvendin e Kosovës lidhur me marrëveshjen e Ohrit.

Ajo i ka thënë Kurtit se është makiavelist.

“Je njëfarë Makiaveli, shkel mbi viktima për me mbërri vet”, i tha Bunjaku-Rexhepi, Kurtit.

Përveç kësaj, Bunjaku-Rexhepi e ka quajtur “aktor” kryeministrin Kurti, duke i thënë se në Hollivud do të vlerësohej më shumë.

Ajo e ka quajtur kryeministrin Kurti “tradhtar” në gjuhën serbe, duke i thënë “Zajednicë, Zajednicë, unë ty po të them Izdajnicë”.

LDK ka qenë e ashpër sot në kritikë ndaj Kurtit për marrëveshjen e Ohrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat