Deputetja e “Guxo”: Vetëmenaxhimi s’është autonomi

Aktuale

Deputetja e “Guxo”: Vetëmenaxhimi s’është autonomi

Më: 24 mars 2023 Në ora: 00:23
Jeta Statovci

Deputetja e partisë Guxo Jeta Statovci ka deklaruar se vetëmenaxhimi i komunitetit serb i parashikuar në marrëvshjen e Ohrit, nuk nënkupton autonomi për ta.

Statovci tha se në kuadër të garancave që Kosova ka marrë nga partnerët ndërkombëtar, ajo marrëveshje do të zbatohet në kuadër të dispozitave ligjore të Kosovës.

“Vetëmenaxhimi nuk është autonomi. Nuk është e jona të japim interpretime në këtë fazë. Aty flitet qartazi për një çështje të pranueshme dhe flitet për komunitetin.”, deklaroi deputetja Statovci.

Ajo ka përmendur edhe raportetet me ShBA-në që sipas saj, pavarësisht kritikave nga eksponentë opozitarë, ato qëndrojnë të palëkundëra dhe janë garantues që s’do të ketë asnjë shkelje të kornizës ligjore për dakorimin në Ohër mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.

“Opozita jonë është konfuze sepse edhe argumentet e tyre fillestare në statuset e tyre dhe deklaratat e tyre në seancë ishin se po ka një shkëputje të koordinimit me SHBA-në dhe kjo do të jetë fitorja më e madhe për Serbinë. Por, ne pamë që kemi një koordimin mjaftë të mirëfillt me SHBA-në të cilët janë garantues se s’do të ketë asnjë shkelje të kornizës ligjore, të sundimit të ligjit dhe të bazës kushtetuese të vendit.”, tha Statovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat