Berisha thotë se ish-krerëve të UÇK-së s’mund t’u faturohen krime të pas luftës

Aktuale

Berisha thotë se ish-krerëve të UÇK-së s’mund t’u faturohen krime të pas luftës

Më: 24 mars 2023 Në ora: 00:38
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha thotë se ish-krerëve të UÇK-së në Hagë u është bërë një e padrejtë.

Ai theksoi se hetimeve u janë shtuar vepra që kanë ndodhur pas përfundimit të luftës.

“Kësaj periudhe hetimore i janë ngarkuar edhe vepra që kanë ndodhur nga shuarja e UÇK-së apo përfundimi i luftës deri te 31 dhjetori i 2000, çka është një diçka e padrejtë, e padenjë, dhe nuk është e vërtetë. Sepse nuk mund të faturohen krime lufte, krime që janë kryer në kohën e pasluftës, kur nuk ka pasur as Serbi, as UÇK, për cilat vepra?!”, deklaroi ai.

Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizon marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat