Statovci për sharjet në Kuvend: Qasja e deputetit Shala, e pajustifikueshme

Aktuale

Statovci për sharjet në Kuvend: Qasja e deputetit Shala, e pajustifikueshme

Më: 24 mars 2023 Në ora: 00:57
Jeta Statovci

Deputetja nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, Jeta Statovci ka komentuar seancën plenare të sotme ku deputeti i LDK-së, Kujtim Shala në një moment të tij dëgjohet duke e sharë kryeministrin Albin Kurti i cili ishte ftuar në raportim në Kuvend për marrëvshjen e Ohrit.

Për këtë deklaratë të Shalës, deputetja Statovci tha se qasja e tij është e pajustifikuar.

“Moskonsistenca e tyre nganjëherë po shpërfaqet edhe në ashpëri. Në një rast patëm sharje, në një rast tjetër patëm prezent të gazitlotsjellës. Ajo qasje nuk të justifikon ta bësh ti. Ishte një mjet që u prezantua. Pati ofendime të nivelit të tillë, nuk është vendi aty e as qasja që duhet të ketë një përfaqësues i popullit.”, u shpreh Statovci.

Ajo tha se vërejtja e dhënë nga kryeparlamentari Glauk Konjufca e cila do të përcjellet edhe me shkrim ndaj deputetit Shala. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat