Shoqata e Pensionistëve mbështetë “Marshin për Drejtësi” me 2 prill

Aktuale

Shoqata e Pensionistëve mbështetë “Marshin për Drejtësi” me 2 prill

Më: 24 mars 2023 Në ora: 14:33
Dy ideatorët e iniciativës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli

Dy ideatorët e iniciativës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë takuar sot Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Hoxha dhe Tasholli e kanë njoftuar kryetarin e shoqatës, Nijazi Gashi dhe kryetaren e shoqatës së pensionistëve të Prishtinës, Mybera Kasumi, për Marshin e Drejtësisë i cili do të mbahet me 2 prill në Prishtinë.

Në komunikatë thuhet se Hoxha dhe Tasholli kanë kërkuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen edhe të pensionistëve të Republikës së Kosovës në këtë marsh solidarizimi dhe përkrahje për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

“Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi dhe kryetarja e Shoqatës së Pensionistëve të Prishtinës, Mybera Kasumi, u kanë ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për këtë marsh – duke u zotuar për pjesëmarrje masive të pensionistëve”, thuhet në njoftim.

“Marshi për Drejtësi” do të mbahet me 2 prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat