Lajmi i fundit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Aktuale

Lajmi i fundit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Më: 24 mars 2023 Në ora: 15:54
Ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta riprocedojë në Kuvendin e Kosovës kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Haxhiu ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ministri Hekuran Murati dhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, duhet të përgjigjen para qytetarëve për mos lejimin e tërheqjen së mjeteve nga Trusti.

Ai ka ngritur alarmin për rrezikimin e mjeteve në Fondin Pensional, të cilat janë të investuara në tregjet ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Humbjet që po pëson Trust-i duhet patjetër që të shtyjë Qeverinë ta riprocedojë kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e Trustit.

Albin Kurti, Hekuran Murati, Armend Muja dhe Mimoza Kusari – Lila duhet të përgjigjen para qytetarëve, pse nuk lejuan terheqjen e mjeteve nga Trusti dhe për humbjet që i ka pësuar Trusti gjatë vitit të fundit.

E kundërshtuan tërheqjen e 30% të Trustit në emër të sigurisë së pensioneve, sot po rrezikojnë seriozisht pensionet e qytetarëve me mos emërim të Bordit të Trustit dhe po
vazhdojnë të rrezikojnë seriozisht paratë e Trustit që ato të humbasin në tregjet ndërkombëtare për shkak të paaftësisë së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat