​Kurti e Konjufca vizitojnë deputetin Dugolli, ishte në gjendje të rënduar shëndetësore

Aktuale

​Kurti e Konjufca vizitojnë deputetin Dugolli, ishte në gjendje të rënduar shëndetësore

Më: 24 mars 2023 Në ora: 16:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka njoftuar se është liruar nga spitali pas katër javësh, ku ishte shtrirë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Përmes një postimi në Facebook, tek sa ka publikuar edhe fotografi gjatë vizitës që i është bërë nga Kurti e Konjufca, ai ka bërë të ditur se tashmë trajtimin do ta vazhdojë në shtëpi.

“Sot, pas 4 javësh që kur u shtriva në Spital me gjëndje të rënduar shëndetësore, po e lë këtë institucion për të vazhduar edhe më tej trajtimin në shtëpi nga një infeksion klinik post operativ që pësova para 1 muaji e gjysmë. Me këtë rast, dua të falenderoj nga zemra të gjithë punonjësit të klinikës Infektive, por edhe asaj të Neuro Kirurgjisë, të cilët bënë gjithçka që unë ta marr vetën dhe t'i kthehem punës dhe jetës. Ishte vërtetë një sfidë serioze të cilën e tejkalova, ndonëse me vështirësi.

I falenderoj gjithashtu të gjithë ata/ato që nuk më lan vetë por u interesuan dhe kujdesën për gjendjen time, por edhe për vizitat që m'i bënë edhe përkundër angazhimeve tejet të mëdha që kishin; që nga kryeparlamentari Konjufca, kryeministri Kurti, ministri Vitija së bashku me Sekretarin Bardiqi, ministri Liburn Aliu, zv. ministri Shemsi Syla, Gjenerali Gjerman Drejtor i NALT, Joachim Hoppe, Sekretari i Përgjithshëm e LV-së, deputet e deputete të Kuvendit, aktivistë e aktiviste, miq e shokë të shumët, por mbi të gjitha familjen timen që ishte në çdo moment pranë meje”, ka shkruar Dugolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat