Ish-kryetarja e KQZ-së: Shpallja dhe shtyrja e zgjedhjeve është kompetencë e Presidentes

Aktuale

Ish-kryetarja e KQZ-së: Shpallja dhe shtyrja e zgjedhjeve është kompetencë e Presidentes

Më: 24 mars 2023 Në ora: 16:53
Valdete Daka

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, thotë se si shpallja ashtu edhe shtyrja e zgjedhjeve janë kompetencë e Presidencës.

Daka thotë se KQZ-ja merret vetëm me organizimin e zgjedhjeve ashtu sic e parasheh Ligji për Zgjedhjet.

“KQZ as nuk i shpallë zgjedhjet, as nuk i shtyn, KQZ nuk e ka atë kompetencë, sepse vetëm i organizon zgjedhjet të cilat janë shpallë nga Presidentja.  KQZ është organ teknik, organ implementues i cili vetëm zbaton dekretin e presidentit për shpalljen e zgjedhjeve dhe KQZ i organizon ashtu siç e parasheh ligji për zgjedhjet e përgjithshme, ndërkaq shpallja apo shtyrja apo çkado qoftë janë kompetencë e Presidentit të Shtetit”, thotë Daka.

Daka thotë se shtyrja e zgjedhjeve bëhet në rast se nuk plotësohen kushtet ligjore.

“Ajo është çështje për të cilën duhet me mendu, praktikisht Presidentja e shtetit, dhe në konsultim me partitë e tjera të cilat marrin pjesë atje. Sepse ajo është çështje e cila tashmë është bërë një praktikë e shtyrjeve të zgjedhjeve dhe në qoftëse nuk plotësohen kushtet ligjore që zgjedhjet me u mbajtë, atëherë për këtë çështje duhet me vendos ajo që i shpallë zgjedhjet, dhe ajo mundet me i shty”, deklaroi ajo.

Por, shtyrja e zgjedhjeve në veri edhe mund të kushtojë në buxhetin e Kosovës.

Daka thotë se çdo veprim i KQZ ka kosto financiare.

“Po sepse me sa e di unë KQZ tashmë janë duke u zhvilluar procedurat ashtu siç parasheh ligji, kjo është hera e dytë që i zhvillon procedurat dhe natyrisht që kjo ka kosto, se zhvillohen, shpallen tenderë. Gjithsesi ka kosto, duhet të angazhohen kosto shtesë të cilët pastaj paguhen, pra çdo veprim i KQZ-së ka kosto financiare”, thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat