Baraliu: Nuk është në rregull të shtyhen zgjedhjet në veri, situata është e qetë

Aktuale

Baraliu: Nuk është në rregull të shtyhen zgjedhjet në veri, situata është e qetë

Më: 24 mars 2023 Në ora: 17:29
Mazllum Baraliu

Por se a mund të shtyhen zgjedhjet për së dyti herë në veri të Republikës së Kosovës, ka folur njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Ai thotë se mund të bëhet shtyrja, por që sipas tij nuk ka asnjë arsye që të shtyhen derisa situata është e qetë.

“Po mund të shtyhen zgjedhjet sepse nuk është hera e parë që po shtyhen, por nuk është as mirë e as në rregull që të shtyhen pa arsye të thella të cilat nga brendia e tyre shpjegojnë se nuk ka kushte për një situatë të caktuar, për një termin të caktuar siç është tani 23 prilli të mbahen zgjedhjet atje, por situata është atje e qetë, kushtet janë relativisht ose minimalisht të paktën të sigurta për t’u mbajtur zgjedhjet”, tha ai.

Baraliu tha se do të ishte në dëm të funksionimit dhe të funksionalizimit të institucioneve komunale në ato katër komuna që zgjedhjet të shtyhen edhe kësaj radhe.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen pasi kryetarët nga radhët e Listës Serbe në komunat në veri,  Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa serbe në targa të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat