​Murati mohon se ka humbje në Trust, përplaset me deputetin Hoti

Aktuale

​Murati mohon se ka humbje në Trust, përplaset me deputetin Hoti

Më: 24 mars 2023 Në ora: 17:33
Foto nga vendi i ngjarjes

inistri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka mohuar se ka humbje të mëdha në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, për shkak të mungesës së bordit.

Në Komisionin parlamentar për buxhet, Murati tha se performaca e Trustit në vitin aktual është vetëm 1 për qind më pak se vitin e kaluar. Ai tha se uljet dhe ngritjet një deri dy për qind në institucione si siç është trusti ndodhin në baza ditore.

Murati: Performanca e Trustit këtë vit është vetëm 1 për qind më pak se vitin e kaluar

Janë shqetësuese deklaratat publike që janë bërë nga disa deputetë, veçanërisht ju deputet (Avdullah Hoti)që Trusti po humb, po ka humbje ditore për shkak gjoja ministri i financave, auditorja apo guvernatori e kanë lënë pa bord. Kjo nuk qëndron, ju po flisni për luhatje ditore. Është joserioze për gjërat që nuk keni njohurin e mjaftueshëm të bëni konstatime të tilla dhe të shkaktoni shqetësim apo panik tek qytetarët. Aktualisht derisa po flasim performanca e Fondit Pensional për vitit aktual është 1 për qind më pak se përfundimi i vitit të kaluar. Në fondet e tilla luhatjet prej 1-2 për qind ndodhin në baza ditore. Prandaj është jo serioze të bëhet një propagandë e tillë që sulmon një institucion siç është Fondi Pensional ku ruhen kursimet e gjithë qytetarëve”, tha ministri Murati.

Por atij i reagoi deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kërkoi dorëheqje nga ministri Murati, siç tha për lënien e 2.5 miliardë eurove pa menaxhim.

Në një moment, Hoti theksoi se ndaj ministrit Murati nuk ka respekt fare për të, derisa iu drejtua atij me fjalët mos zgërdhijë.

Hoti: Mos u zgërdhijë kur flas ministër Murati

“2.5 miliardë euro nuk kanë zot se si të menaxhohen ato sot. Unë kam me evidencë dhe kam me i bërë publike, mjetet e trustit që janë të investuara edhe në ato banka ku kanë falimentu, prej investitorëve të caktuar që kanë investuar edhe atje në portofolio të ndryshme. Si e sqaron ti kur këto kanë ra poshtë dhe kur nuk ka kush që t’i tërheq mjetet dhe me i dërgu në një fond tjetër. Kur të flas të kisha lut me u bërë serioz, mos ndërhyjë dhe as mos u zgërdhijë kur flas”, tha deputeti Hoti.

Në lidhje me humbjet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, foli edhe drejtori menaxhues, Ardian Zalli, por që nuk dha ndonjë shifër konkrete të mjeteve të humbura.

Ai tha rënie të tregjeve ndërkombëtare ka pasur edhe vitin e kaluar dhe se luhatjet janë normale.

Mirëpo nënvizoi nevojën e emërimit të bordit të Trustit, për siç tha marrjen e përgjegjësisë për veprimet e mëtutjeshme.

Zalli: Rënie të tilla ka pasur edhe vitit e kaluar

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë vitit të kaluar, kur kemi pasur rënie të mëdha, posaçërisht në muajt qershor dhe korrik. Ka pasur rënie më të mëdha në kohë të pandemisë në muajin shkurt-mars në vitin 2020, mandej ka pasur edhe vitit 2018 kur ka pasur brexit dhe gjëra të tilla. Janë diçka që çdo tri vit mund të përsëritët. Ka pas disa raste që bordi nuk ka pasur mundësi me marr asnjë vendim fare, pasi rënia ka qenë e thellë, nëse t’i i shet realizon humbjen”, tha ai.

Teksa foli për mungesën e bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, ministri Murati u shpreh i shqetësuar për konkursin e publikuar më 2 dhjetor të vitit 2022, ani pse nuk e tha se i njëjti është jashtëligjshëm.

Murati tha se megjithëse ka qenë anëtarë i komisionit për hartimin e konkursit dhe përzgjedhjen e kandidatëve, ai nuk e ka ditur kur është hapur konkursi por vetëm kur është mbyllur.

Ndër arsyet pse është i shqetësuar ai përmendi numrin e kandidatëve që kanë aplikuar, ku tha prej 48 aplikacioneve, 27 janë të huaj që kanë aplikuar për një pozitë, kurse 21 vendor, ku gjashtë prej tyre janë ish anëtarë të bordit të kaluar.

Murati: Kam kërkuar informata shtesë për konkursin

Nga 47 kandidatë që kanë aplikuar 26 janë ndërkombëtar të cilët janë për një pozitë që parashihet, kurse 21 të tjerë janë vendorë, ku gjashtë janë anëtarët paraprak të bordit. Pra kemi të bëjmë me vetëm 15 anëtarë të rinj që s’kanë qenë më herët të cilët supozohet të garojnë për gjashtë pozitat e reja të Bordit të Fondit Pensional. Për këtë arsye unë kam kërkuar informata shtesë dhe të njëjtat pyetje ka bërë edhe ekipi britanik që monitorojnë procesin e tillë. Për më tepër ne kemi kuptuar se ata që nga fillimi është dashur të përfshihen që nga fillimi dhe përcaktimi i kritereve. Këtu kemi ardh, ku ka mbetur procesi është se e shohim të nevojshme të kemi sqarime për këtë se si të vazhdohet tutje. A mund të konsiderohet konkursi i shpallur si valid dhe procedohet të zgjedhim anëtarët nga ajo listë që kemi apo duhet të kthehet në pikën zero”, tha ai.

Por kryesuesi i komisionit për përzgjedhjen e bordit të Trustit, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se i tërë procesi ka shkuar në rregull dhe nëse do të kishte pasur dilema për konkursin ai e kishte stopuar të njëjtin.

Mehmeti: Nëse do të kishte pas dilema procesi ish ndal

“Nëse kish pas dilema ose sikur unë të kisha pas ndonjë dilemë në raport me këtë do të kisha reaguar, do të kisha thënë mos e shpall (konkursin pa e pa) dhe e kisha ndal procesin. Por s’kam pas asnjë kërkesë”, tha Mehmeti.

Edhe deputetë të tjerë të komisionit për buxhet ngritën shqetësime për mungesën e bordit në Fondin e Kursimeve Pensionale, ku kërkuan që ky ngërç të zgjidhet sa më parë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat