Shasha e lexon më ndryshe reagimin e Hillit: Amerikanët edhe kur kërkojnë falje, vijnë të armatosur

Aktuale

Shasha e lexon më ndryshe reagimin e Hillit: Amerikanët edhe kur kërkojnë falje, vijnë të armatosur

Më: 24 mars 2023 Në ora: 18:13
Demush Shasha

Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha ka bërë një reagim në lidhje me shkrimin në Tëitter të ambasadorit Christopher Hill.

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka bërë sot një postim ku u ka shprehur ngushëllime të vrarëve nga bombardimet e NATO-s.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe Shasha, i cili ka bërë një lexim më ndryshe duke thënë se “edhe kur kërkojnë falje, amerikanët vijnë të armatosur”.

“E para, qëndrimi i Ambasadorit Hill ngërthen në vete dy mesazhe. Një eksplicit për djeshmen dhe një implicit për sotmen. Kërkim faljen për djeshmen, kërcënimin për sotmen. Për djeshmen ai thotë “Shpreh ngushëllimet e mia...” dhe këtu ai zgjat dorën e pajtimit qytetarëve serb, por për sotmen ai rikujton lidershipin serb “kur diplomacia dështon, pasojat mund të janë tragjike.” – ka shkruar ai.

Veç kësaj, ai ka thënë se reagimet ndaj ambasadorit Hill tregojnë se jetojmë në një kohë kur “mendojmë se për gjithë botën, Serbia është e keqe”.

Postimi i plotë i Shashës:

Edhe kur kërkojnë falje Amerikanët vijnë të armatosur – do të ishte një lexim ndryshe i tëeet-it të Ambasadorit Hill.

E para, qëndrimi i Ambasadorit Hill ngërthen në vete dy mesazhe. Një eksplicit për djeshmen dhe një implicit për sotmen. Kërkim faljen për djeshmen, kërcënimin për sotmen. Për djeshmen ai thotë “Shpreh ngushëllimet e mia...” dhe këtu ai zgjat dorën e pajtimit qytetarëve serb, por për sotmen ai rikujton lidershipin serb “kur diplomacia dështon, pasojat mund të janë tragjike”.

E dyta, reagimet ndaj qëndrimit të Ambasadorit Hill indikojnë se ende jetojmë në një kohë kur mendojmë se për gjithë botën Serbia është e keqe. Nuk është kështu. 2023 nuk është 1999. Për SHBA-të Serbia nuk është më rrezik që duhet luftuar, por mundësi që duhet shfrytëzuar. Serbia është mposhtur dhe gjunjëzuar. Tani ajo duhet ndihmuar që të ribashkohet kombeve demokratike të botë. Kur Henry Kissinger kishte pyetur Presidentin Truman si dëshiron të mbahet mend, Truman u përgjigj: “Kemi mposhtur përfundimisht armiqtë tanë dhe më pastaj iu kemi ndihmuar të ri-ngritën dhe të bashkohen komunitetit demokratik të shteteve. Vetëm Amerika ka mundur të bëjë këtë”. Në këtë dritë – sa do e vështirë për neve - duhet kuptuar edhe qëndrimin e Ambasadorit Hill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat