Salihaj: Kjo është arsyeja kryesore pse Vuçiq nuk e nënshkroi marrëveshjen në Ohër

Aktuale

Salihaj: Kjo është arsyeja kryesore pse Vuçiq nuk e nënshkroi marrëveshjen në Ohër

Nga: A.Zh Më: 24 mars 2023 Në ora: 18:34
Adem Salihaj

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Adem Salihaj, ka komentuar për dakordimin që u arrit mes Kosovës dhe Serbisë, në takimin e 18 marsit në Ohër.

Ai ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk e nënshkroi marrëveshjen në Ohër, për shkak se Serbia nuk pajtohet që Kosova të anëtarësohet në OKB, përcjell Bota Sot.

Në postimin e tij në Facebook, Salihaj ka thënë se nëse Serbia nuk i zbaton të gjitha nenet e marrëveshjes, as Kosova nuk duhet ta zbatojë Asociacionin, apo vetë-menaxhimin e serbëve.

Reagimi i plotë i Salihajt:

Sipas Vuçiqit, Serbia ka disa vija të kuqe lidhur me marrëveshjen e (Ohrit), e njëra, si duket jo e vetmja, është anëtarësimi i Kosovës në OKB. Pra, njëra prej arsyeve që ai nuk e nënshkroi, unë besoj se është arsyeja kryesore, është se Serbia nuk pajtohet që Kosova të anëtarësohet në OKB. Në bazë të këtij pohimi, Marrëveshja e Ohrit nuk do të zbatohet nga Serbia në disa pika kryesore. Paralajmërimi i Vuçiqit ishte shumë i qartë.

Tash, Kosova duhet ta diskutojë me përfaqësuesit e BE-së dhe përfaqësuesin e SHBA-së se a është arritur kjo marrëveshje apo jo. Nëse Serbia i zbaton vetëm disa nene, por ato kryesoret jo, atëherë çfarë arsye do të ketë Kosova që ta zbatojë Asociacionin, apo vetë-menaxhimin e serbëve.

Nëse vazhdon Serbia me këtë qëndrim, mund të thuhet se kjo marrëveshje ose nuk është arritur, ose nuk do të zbatohet fare. Ndoshta Serbia po mundohet të fitojë kohë, me shpresë se do të zbutet presioni ndaj saj.

Në anën tjetër, Borell paralajmëroi se Serbisë do t'i hapen kapitujt për anëtarësim në BE, të cilët qenë kushtëzuar me nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën. Pra, në secilën situatë, Serbia do të përfitojë. A është kjo edhe një lojë e Serbisë, në kuadër të lojërave të shumta, këtë do ta shohim, ndoshta jo shumë larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat