Pyetet nëse Kosova do bashkim me Shqipërinë, kështu përgjigjet Donika Gërvalla

Aktuale

Pyetet nëse Kosova do bashkim me Shqipërinë, kështu përgjigjet Donika Gërvalla

Më: 24 mars 2023 Në ora: 18:58
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në intervistën e dhënë për gazetën portugeze është pyetur edhe për raportet e Kosovës dhe Shqipërisë dhe rreth asaj nëse ka ende ideale për t’u bashkuar apo është e mundur të vazhdohet ndërtimi i dy shteteve edhe përkundër faktit se janë të një etnie dhe një gjuhe.

Gërvalla ka thënë se fakti që 95 e popullit të Kosovës flasin gjuhën shqipe është një urë lidhëse shumë e rëndësishme  për raportet me Shqipërinë që Gërvalla thotë se “është fqinji ynë i parë dhe partneri ynë më i rëndësishëm”.

Por ajo shton se Republika e Kosovës nuk ka për të shkuar askund dhe se është një realitet. Gërvalla për gazetën portugeze ka thënë se Kosova dhe Shqipëria mund të anëtarësohen bashkë në Bashkim Evropian.

“Republika e Kosovës nuk po shkon askund, është një realitet, dhe ne po punojmë shumë dhe fort për të ndërtuar një shtet demokratik, të drejtë dhe të begatë që së bashku me Shqipërinë të mund të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian në të ardhmen”, ka thënë kryediplomatja e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat