Zëdhënësi i Qeverisë: Jemi duke i shqyrtuar modelet e Asociacionit, nuk do ta shkelim Kushtetutën

Aktuale

Zëdhënësi i Qeverisë: Jemi duke i shqyrtuar modelet e Asociacionit, nuk do ta shkelim Kushtetutën

Më: 24 mars 2023 Në ora: 20:37
Perparim Kryeziu

Në një paraqitje televizive zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, duke iu referuar themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ka deklaruar se nuk do të lejohet shkelja e Kushtetutës së vendit.

“Ajo se çfarë e dimë është që nuk do të ketë autonomi territoriale, nuk do të ketë shkelje të Kushtetutës, nuk do të ketë eskivim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Do të ketë referim në letrën e zonjës Mogherini dhe do të ndërtohet mbi bazën e asaj që Chollet dhe Escobar kanë thënë në diskutime publike e politike”, ka deklaruar ai.

Tutje Kryeziu ka thënë se Qeveria është duke i shqyrtuar 15 modelet e Asociacionit të propozuar nga Miroslav Lajçak.

“Lajçak ka dorëzuar rreth 15 modele që janë duke u analizuar për të parë se çfarë prej atyre modeleve mund të jetë e përshtatshme për Republikën e Kosovës brenda për brenda kontekstit të saj”, ka thënë ai.

Ndryshe, takimi i fundit mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është mbajtur me 18 mars, por nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat