Pacolli e uron me këto fjalë Kurtin për ditëlindje

Aktuale

Pacolli e uron me këto fjalë Kurtin për ditëlindje

Më: 24 mars 2023 Në ora: 20:42
Behgjet Pacolli dhe Albin Kurti

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka uruar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, në rastin e ditëlindjes së 48-të të tij.

Pacolli tha se ky urim do të kishte më shumë kuptim, sikur Kurti të ishte kryeministër i të gjithëve, e jo veç, i siç i quajti ai, militantëve të Kurtit.

Postimi i plotë:

Sot, Albin Kurti mbushi 48 vjet. Në rrafshin personal, nëpërmjet këtij urimi shpreh deshirat e mia më të sinqerta që vijnë nga zemra. Ky urim do të kishte më shumë kuptim sikur ti Albin të ishe kryeministër i imi dhe i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Megjithatë, urime me dëshirën që tash e tutje tu shërbesh të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, dhe jo vetëm militantëve tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat