Kushtetuesja e hodhi poshtë Ligjin për KPK-në, Gruda: Nismat e qeverisë janë joserioze

Aktuale

Kushtetuesja e hodhi poshtë Ligjin për KPK-në, Gruda: Nismat e qeverisë janë joserioze

Më: 24 mars 2023 Në ora: 20:48
Përparim Gruda

Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Grua tha se ky vendim e konfirmon se nismat e qeverisë për reforma në drejtësi janë joprofesionale e joserioze.

“Sot, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur kundërkushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, sipas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji të bërë nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës”, shkroi Gruda.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm në tërësinë e tij Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Në korrik të vitit 2022, PDK dhe LDK e kishin dërguar për shqyrtim në GJK ndryshimet që ishin bërë në këtë ligj, pas dyshimeve se ato ishin në kundërshtim me Kushtetutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat