Kurti takon kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

Aktuale

Kurti takon kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

Më: 25 mars 2023 Në ora: 12:15
Sladjana Panti dhe Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantiq.

“Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë. Në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova”, thuhet në komunikatën e dërgua nga zyra e Kurtit.

Sipas tyre, pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat