“Reagimet ndaj ambasadorit Hill mund t’i përshkallëzojnë raportet”

Aktuale

“Reagimet ndaj ambasadorit Hill mund t’i përshkallëzojnë raportet”

Më: 25 mars 2023 Në ora: 13:42
Christopher Hill

Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka kritikuar ata që po e kritikojnë ambasadorin amerikan në Beograd.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se reagimet ndaj deklaratës së ambasadorit Hill nuk janë të dobishme.

Sipas tij, këto kritika mund të përshkallëzojnë marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

Reagimet ndaj dekleratës së z. Hill janë të padobishme dhe mund të përshkallëzojnë marrëdhëniet. Ne duhet të adresojmë këtë fenomen në themel. Diskursi po modifikohet për shkak se Kosova: (1) Ka ndalur investimet e lobimit në SHBA, ndërsa Serbia i ka rritur; (2) Diplomacia e Kosovës si shërbim është në një fazë infante të funksionimit dhe zhvillimit, edhepse kemi ambasadorin më me eksperiencë në Ëashington; (3) Ekonomia jonë ende nuk ka krijuar lidhje me bizneset Amerikane që pastaj ato të punojnë për intereset tona”, ka shkruar Muharremi.

Ai ka vlerësuar se Kosova duhet të bëj kujdes në raportet me aleatët.

“Faktori i parë ndoshta ka efektin më të lartë për shkak se kur (faktori 2) nuk ke shërbim diplomatik efikas dhe kur (faktori 3) nuk ke lidhje të forta ekonomike, duhet investuar dukshëm në lobim për shkak se ashtu funksionon politika dhe diplomacia andej. Në këtë miks duhet të shtohet edhe komponenti gjeopolitik dhe rreziku nga rritja e ndikimit të Rusisë në rajon dhe mundësia e pëhapjes së luftës jashtë Ukrainës. Andaj, ne duhet të fokusohemi tek rrënjët dhe fillojmë të bëjmë atë çfarë kemi mundësi dhe mundemi për momentin. Shërbimi diplomatik nuk zhvillohet brenda natës e as marrëdheniet ekonomike nuk ndryshohen shpejt. Por 2-3 kontrata të lobimit munden të bëhen brenda muajit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat