Ish-kreu i UNMIK-ut: Plani i Ahtisaarit përfshinte Asociacionin, por ai duhet të negociohet

Aktuale

Ish-kreu i UNMIK-ut: Plani i Ahtisaarit përfshinte Asociacionin, por ai duhet të negociohet

Më: 25 mars 2023 Në ora: 14:54
Joakim Ricker

Diplomati gjerman, ish-kreu i UNMIK-ut Joakim Ricker tha se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim dhe se ishte pjesë e planit të Ahtisaarit, i cili ishte “ngulitur” në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

“Në Deklaratën për Pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 është shprehur edhe një përkushtim i fuqishëm ndaj planit të Ahtisaarit dhe këtu është edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Prandaj, nuk duhet t’i bëjmë gjërat më të vështira se sa janë. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për marrëveshjet e 2013 dhe 2015. Jam njohur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Por dua të them se aty ku ka vullnet, ka një zgjidhje”, tha Ricker.

“Është diçka që duhet negociuar, sigurisht që është plotësisht e përjashtuar, si për mua, ashtu edhe për shumicën, nëse jo për të gjithë, që të ketë diçka si Republika Srpska në Kosovë, sepse është shumë problematike për Bosnjën”. tha diplomati gjerman.

Ai thekson se është i domosdoshëm pajtimi i shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve.

“Është absolutisht e nevojshme si pjesë e procesit të normalizimit. Nuk mendoj se mund të ecni përpara në procesin e normalizimit pa folur për të kaluarën, duke u përpjekur të krijoni një kuptim të përbashkët se kush ishte agresori dhe kush ishte viktima. Ka shumë gjëra që duhen bërë ende, por ato janë pjesë integrale e marrëveshjes së normalizimit”, tha Riker.

Sipas tij, nuk mund të ketë pajtim pa kuptuar të kaluarën dhe pa u përpjekur për të kuptuar atë që ka ndodhur apo pa u përpjekur për të korrigjuar pasojat e së shkuarës fatkeqe.

Ricker beson se në momentin kur të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kosova do të njihet nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

“Unë personalisht mendoj se sapo të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim, dhe në atë drejtim tashmë janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në Bruksel dhe Ohër, problemi i pesë shteteve që nuk e njohin Kosovën do të zhduket. Jam i bindur për këtë”, tha Riker.

Ai beson se Qeveria e Serbisë duhet ta anulojë opinionin se nuk do ta përkrahë njohjen e Kosovës edhe nëse krijohet mundësia e hyrjes së shpejtë të Serbisë në BE. Diplomati gjerman thekson se një qëndrim i tillë nuk është në interes të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat